Kryeministri bullgar, Kiril Petkov në emisionin “120 minuta” në BTV ka thënë se ka dëshirë që në gjysmën e parë të janarit të takohet me kryeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri bullgar ka propozuar të formohen pesë grupe pune edhe atë për ekonomi, infrastrukturë, eurointegrime, kulturë dhe çështje historike.
Propozon që grupet të takohen çdo muaj dhe nëse është e mundur takimet të mos jenë njëkohësisht, ndërsa çdo javë të mblidhen grupet e caktuara dhe të ketë rezultate të punës.
Nëse ajo realizohet, sipas Petkovit në periudhë intensive të punës mund të bëhen edhe kompromise nga të dy palët.
“Qytetarët e Maqedonisë me prejardhje bullgare duhet të mbrohen nga diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes. Poashtu duhet të ketë edhe ndonjë instrument i cili do të garantojë se çdo element i tillë i diskriminimit do të vlerësohet si joevropian”, deklaroi Petkov.
Sipas tij, e para që duhet bërë është të ndryshohet retorika.
“Kuptohet edhe nga pala tjetër ka vija të kuqe. Nuk mund t’i injorojmë faktet. Më lehtë është kur të shohim se sa mund të fitojmë edhe nga dy palët, të mendojmë mundësi për gjerat që janë të pranueshme për të dy palët. Nuk do të devijojmë nga pozicionet tona serioze, së bashku do të mund të fitojmë shumë”, theksoi Petkov.