Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për peticionin e nisur nga serbët e Kosovës për shkarkimin e katër kryetarëve të komunave veriore.
Në një deklarim për media, Osmani tha se një nismë e tillë është e drejtë që u takon qytetarëve.
“Siç e dini ligjet e Republikës së Kosovës lejojnë një procedurë të tillë e cila pastaj është specifikuar edhe në Udhëzimin Administrativ të miratuar së fundmi nga ministria përkatëse. Pra është një e drejtë që u takon qytetarëve të të gjitha komunave. Rrjedhimisht në këtë rast, qytetarët e komunave në veri të vendit janë duke e shfrytëzuar këtë të drejtë”, deklaroi Osmani.