21.2 C
Tetovo
E martë, 24 Qershor, 2025
BallinaLajmePetar Bogojeski u largua nga posti i drejtorit të Agjencisë për Programe...

Petar Bogojeski u largua nga posti i drejtorit të Agjencisë për Programe Arsimore Evropiane, presioni i mediave dhe BE-së dha rezultat

Drejtori aktual i Agjencisë Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmërinë, e cila menaxhon programin Erasmus+, Petar Bogojeski, nuk do ta drejtojë këtë institucion, por do të marrë një pozicion të ri si pjesë e koalicionit qeverisës. Kjo vjen dy muaj e gjysmë pasi ai u emërua drejtor. Ai e njoftoi vetë këtë, duke ndarë një foto me kryeministrin Hristijan Mickoski, në të cilën tregoi se kjo ishte një çështje e rënë dakord midis partnerëve të koalicionit.

Pas emërimit të tij, Komisioni Evropian tha se do të kërkonte shpjegim nga ministrja e Arsimit Vesna Janevska për emërimin e Bogojeskit, pasi pati reagime publike ndaj pikëpamjeve të tij të shprehura në mediat sociale.

Informacioni se Bogojeski do të merrte pozicionin drejtues të Erasmus+, duke zëvendësuar Marko Gjorgievskin, u njoftua në fillim të prillit, ndërsa ai mori detyrën më 15 maj.

Për emërimine tij pati reagime të shumta, përshkak të gjuhës fyese të tij Së fundmi Racin.mk reagoi ndaj sjelljes së tij dhe i vlerëson ato si të papërshtatshme dhe në kundërshtim me kodin etik të funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar publikë në lidhje me komunikimin me mediat.

Në kundërshtim të plotë me standardet dhe parimet etike për komunikim me publikun, Petar Bogojeski vazhdoi me komunikim të papërshtatshëm në rrjetet sociale, një praktikë që e kishte edhe kur ishte funksionar partiak.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments