12.4 C
Tetovo
E enjte, 30 Tetor, 2025
BallinaLajmePërzierje flagrante e detyrës dhe veprimit të kryeministrit gjatë orarit zyrtar të...

Përzierje flagrante e detyrës dhe veprimit të kryeministrit gjatë orarit zyrtar të punës,është kur Mickoski viziton dhe thotë se Mendi Qyra do të jetë kryetar i ardhshëm i Strugës.?!

Kryeministri Hristijan Mickoski bashkë me zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti, sot vizituan Strugën, ku dhanë mbështetje për kandidatin e pavarur për kryetar të komunës së Strugës, Mendi Qyra. Mickoski tha se nuk pret befasi në Strugë, respektivisht se është i bindur për fitoren e Qyrës.

“Mendoj se këtu është më se e qartë puna, se z.Qyra do të jetë kryetar i ardhshëm i komunës së Strugës. Folëm për prioritetet. Kështu që mbështetja jonë, mbështetja ime personale është që kjo mundësi të konfirmohet. Kështu që ja, nuk pres që të ketë befasi të tjera në suaza të votimeve”, theksi Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments