10.8 C
Tetovo
E martë, 30 Shtator, 2025
BallinaLajmePërzgjedhja e kryetarit të Këshillit të PP anulohet deri pas zgjedhjeve, Këshillin...

Përzgjedhja e kryetarit të Këshillit të PP anulohet deri pas zgjedhjeve, Këshillin do ta drejtojë zëvendëskryetari Bashkim Besimi

Këshilli i Prokurorëve Publikë mbajti sot seancën e 28-të, në të cilën vendosi të ndërpresë funksionin e kryetares së Këshillit, Dushica Dimitrieska, për shkak të skadimit të mandatit të saj më 1 tetor të këtij viti, ndërsa përzgjedhjen e kryetarit të e ka shtyrë derisa zgjasin zgjedhjet lokale, kështu që deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, Këshillin e Prokurorëve Publikë ta drejtojë zëvendëskryetari i Këshillit, Bashkim Besimi.

Në pikën “Të ndryshme”, thuhet në komunikaën pas seancës, prokurori publik i Shtetit, Lupço Kocevski u përqendrua te problemet me të cilat përballet prokuroria, me mungesën e stafit të Prokurorisë Publike, nëpunësve të prokurorisë publike, si dhe burimeve financiare për funksionimin normal të Prokurorisë Publike. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments