Ka përfunduar rehabilitimi i rrugës magjistrale Shkup – vendkalimi kufitar kufitar “Bllacë”, shkruan TV21. Zëvendëskryeministrit për Sistem Politik dhe Marrëdhënies Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi përshëndeti edhe aktivistët e opozitës shqiptare, Lidhjes Europiane për Ndryshim, të cilët po protestonin.“Po më vjen mirë që edhe opozita ka ardhur që të shënojë përfundimin e punimeve, që ka ardhur bashkë me ne të shënojë përfundimin e punimeve të rikonstruimit të tërësishëm të rrugës së vjetër nga Shkupi deri në vendkalimin kufitar Bllacë, por ajo opozitë deri sa ishin fansa, tifozë tanë, të mi, të BDI-së, ishin shumë më kreativë, tashmë pasi janë larguar, kanë humbur në kreativitetin e tyre. Nga pamundësia që të ofrojnë ndonjë projekt, të të ofrojnë diçka që do të bëjnë më mirë sesa kjo që bëjmë ne, inaugurimin e rrugëve, të dalin me gjëra të tilla, ju uroj që të voziten nëpër kilometrat e asfaltuara nga kjo Qeveri me kujdes dhe të kënaqen kur të shkojnë në Kosovë apo kur të kthehen nga Kosova”, tha Grubi./tv21.tv