14.7 C
Tetovo
E diel, 15 Qershor, 2025
BallinaLajmePërurohet muralja e futbollistit të kombëtares Nedim Bajrami në Tetovë

Përurohet muralja e futbollistit të kombëtares Nedim Bajrami në Tetovë

Në Tetovë, në oborrin e Shkollës së Mesme Tekstile, u përurua muralja e futbollistit të kombëtares shqiptare të futbollit Nedim Bajrami me një ceremoni speciale.

Të pranishëm ishin përfaqësues të Komunës së Tetovës, nxënës, qytetarë dhe vetë lojtari kuqezi.Eventi është pjesë e një nisme për të promovuar figura pozitive dhe për të frymëzuar të rinjtë përmes shembujve të suksesit.

Bajrami tregoi emocionet për këtë murale në qytetin e tij të origjinës. Ai nuk e përjashtoi mundësinë që në të ardhmen, të luajë për ekipin e qytetit, Shkëndijën.

Nisma për muralen e Bajramit përfaqëson një përpjekje për të sjellë më afër të rinjtë me sportin, duke udhëtuar në rrugën e suksesit përmes përkushtimit dhe pasionit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments