8 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmePersonat që futen në listën e zezë të SHBA-së ,dhe të Britanisë...

Personat që futen në listën e zezë të SHBA-së ,dhe të Britanisë të hetohen edhe në vend

Ministria e Jashtme prezantoi ndryshimet në ligjin për masat restriktive, me të cilat listat e zeza të SHBA-së do të futen në sistemin juridik të vendit tonë.

Në ligj sipas ministrit Osmani, përveç veprave të tjera për të cilat aktualisht parashihen masa restriktive, parashihet edhe përfshirja e korrupsionit, keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe kërcënimet hibride ndaj shtetit.

Osmani sqaroi se me ligjin e ri nëse Qeveria bën thirrje te Prokuroria Publike për ndonjë person që gjendet në listë, ajo është e obliguar që të fillojë procedurë hetimore.

Me fillimin e procedurës, parashihet që të fillojë procedura e konfiskimit të pronës së qytetarëve që ndodhen nën sanksione të SHBA-së.

“Institucioni i cili propozon detyrimisht dërgon të gjitha materialet dhe dëshmitë deri te prokuroria publike. Prokuroria publike në bazë të këtij ligji është e obliguar që menjëherë të nis procedurë hetimore dhe nëse kjo procedurë hetimore përfundon me ngritje të akuzës, atëherë detyrohet që përkohësisht bartësi I funksionit publik të largohet nga detyra, deri te një vendim I plotfuqishëm gjyqësor, por nëse bëhet fjalë për subjekte juridike, atëherë ata nuk mund të marrin pjesë në prokurime publike, nëse ka një vendim të tillë, deri në një vendim të plotfuqishëm të gjykatës”, tha Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme.

Deri më tani si bazë për masa restriktive kanë qenë vetëm vendimet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, aktet juridike të BE-së si dhe i referoheshin  vetëm çështjeve të terrorizmit dhe proliferimit të armëve.

Me ligjin e ri përveç akteve juridike të SHBA-së, shtohen edhe ato të Mbretërisë së Bashkuar. Për ndryshimet ligjore Qeveria do të vendos në seancën e ardhshme të martën, ndërsa një javë më vonë pritet të dërgohet për votim në kuvend. / Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments