7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmePërsëri protesta para sh.f. “Njegosh”! Prindërit duan paralele shqipe, Shaqiri: Jemi në...

Përsëri protesta para sh.f. “Njegosh”! Prindërit duan paralele shqipe, Shaqiri: Jemi në komunikim

Prindërit e nxënësve të klasës së gjashtë në shkollën Njegosh të Idrizovës, po protestojnë për të dytën ditë me radhë. Ata me këmbëngulje kërkojnë hapjen e paraleles shqipe në këtë shkollë. Nuk duan t’i dërgojnë fëmijët në shkolla tjera në largësi prej dhjetëra kilometrave. Paralajmërojnë protesta më radikale.

Shumë kërkojmë prej kryetarit të komunës le të merr masa e jo të frikësohet prej popullit. Por le të merr masa le të gjejë zgjidhje për nxënësit tonë, që paralelja e gjuhës shqipe, gjashtës klasë të fillon sa më shpejtë. Do të merren masa për protesta më radikale, do të bllokohet shkolla, poashtu do të ketë probleme, shumë ekstrem do të jetë. Ne nuk kemi zgjidhje tjetër ku me i dërguar fëmijët. Kërkojmë edhe nga ministri Jeton Shaqiri të merr masa, sikur që mund t’ia mer kompetencat tjetër kujt, mund t’ia merr edhe këtij”, theksoi Rizvan Seferi – organizator i protestës.

“Apeloj deri te ministria e arsimit dhe komuna që të ulen dhe të bëjnë një kompromis. Nuk është e logjikshme fëmija të udhëtojë sot 13-14 kilometra, se janë të vegjël

E lusim ministrin që të na mundësojë një paralele prej klasën e gjashtë deri të nëntën. Derisa të ndërtohet shkolla e re, si planifikoni? A do t’i dërgoni fëmijët në shkolla tjera? Do t’i ndalim nxënësit prej shkollës, vetëm për këtu”

Pyetëm ministrin e arsimit Jeton Shaqiri, se çfarë do të veprojë në këtë drejtim? Do t’ia merr kompetencat kryetarit të GaziBabës, Boban Stefkovski, apo do të tentojë të gjejë rrugëdalje tjetër?

Kërkesat e banorëve i kam përcjellur deri te pushteti lokal, që të kërkojë plotësimin e mësimdhënësve për paralelen që do të vazhdojë nga klasa e gjashtë. Justifikimi ka qenë se pjesa tjetër nuk janë dakord, për shkak se fëmijët mësojnë në një ndërrim. Kërkesa ka qenë të fillohet me një klasë në ndërrimin e dytë ndërsa në periudhën në vazhdim jemi të hapur të dërgohet një projekt që të shtohen hapësira të reja te po e njëjta shkollë”, theksoi Jeton Shaqiri – ministër i Arsimit.

Arsyetimi i kryetarit të GaziBabës, Boban Stefkovski, ishte se shkolla nuk plotëson kushtet, gjegjësisht nuk ka hapësira të mjaftueshme për të shtuar edhe një paralele. Zgjidhja sipas tij ishte ndërtimi i shkollës së re në Idrizovë, por për këtë ende nuk ka përgjigje nga Ministria e Transportit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments