Përsëri u ndërpre seanca e komisionit për politikë sociale pasi kryetarja Ilire Dauti sërish nuk e pranoi propozimin e deputetes së LSDM, Jovana Trençevska e cila kërkoi që në rendin e ditës të vendoset ligji për Branitellat, transmeton TV21.
Dauti tha se ky ligj nuk mund të vendoset në rendin e ditës sepse kanë skaduar afatet, por Trençevska tha se ligji ende është në procedurë dhe i njëjti ende nuk është tërhequr dhe se si deputet ka të drejtë të propozojë pikë të rendit të ditës.
“Ju e dini se propozimi juaj….dhe nuk mundemi ta pranojë propozimin tuaj. Vazhdoni të insistoni dhe ta pengoni punën e këtij komisioni…për këtë ligj kanë skaduar të gjitha afatet e parapara me rregulloren”, tha Ilire Dauti.
“Sipas rregullores…ju që e keni propozuar…”, tha Jovana Trençevska.