“Të respektohet ligji” – porositi ambasadorja e SHBA-ve, Anxhela Ageler, e pyetur në lidhje me kërkesën e pushtetit për dorëheqje nga prokurori shtetëror, Lupço Kocevski dhe 5 anëtarët e Këshillit Gjyqësor, që janë emëruar nga Kuvendi. Ageler theksoi se SHBA-të po e ndjekin procesin.“Nuk kam koment. Pashë për këtë dhe po e ndjekim procesin, por ajo që e di është se po vijon procedura juridike dhe gjithsesi se do ta ndjekim nga shumë afër”, tha Anxhella Ageler.Nga ana tjetër, opozita u bëri thirrje qytetarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare që të ndjekin procesin e shkarkimit të Koceskit për shkak se, siç vlerësuan, ky qëllim i Qeverisë çon drejt partizimit të plotë dhe sulmit në sistemin e drejtësisë.
“Mickovski po i hedh në plehra reformat në gjyqësor, ka marr kontroll të plotë dhe partizim të institucioneve që duhet të jenë të pavarura. Pyetja është nëse procedura për shkarkim është ngritur për shkak se prokurori nuk ka pranuar që të veprojë për raste të diktuara politike?”, deklaroi Aleksandar Alleskovski.
Nga ana tjetër, nga VMRO-DPMNE-ja thonë se duhet t’i vendoset fundi personave në gjyqësor që punonin nën diktat politik. Sipas tyre Kocevski është mes personave që janë drejtpërdrejtë përgjegjës për mbrojtjen e, siç theksuan, kriminelëve të LSDM-së dhe BDI-së.“Kocevski dhe PP me gisht nuk lëvizën pas shumë provave që dolën në opinion për krim të kryer. Për Kocevskin nuk ekziston instituti për hapjen e lëndës sipas informacioneve që qarkullojnë në opinion”, tha Brane Petrushevski.
Paraprakisht prokurori Kocevski theksoi se do të jepte dorëheqje nëse vërtetohet shkelje e rëndë disiplinore në punën e tij, por ai vlerëson se ka punuar në mënyrë ligjore. Qeveria nga ana tjetër filloi procedurë për largimin e tij përmes Kuvendit, për çka nevojiten 61 vota “PËR”.