23.6 C
Tetovo
E premte, 13 Qershor, 2025
BallinaLajmePërplasje për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë, Fronti Evropian akuzon pushtetin për...

Përplasje për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë, Fronti Evropian akuzon pushtetin për zvarritje

Në seancë kuvendore, deputetët e opozitës patën mundësinë që të parashtrojnë pyetje për zyrtarët e qeverisë. Deputeti i Frontit Evropian (FE), Ilir Hasani, pyeti zv.kryeministrin për Qeverisje të Mirë, Arben Fetain, se deri ku është Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, i cili siç tha, po paralajmërohet tanimë një vit. Madje kërkoi të zbardhet emrat e ekipit të ekspertëve që po përgatit Ligjin. Hasani gjithashtu pyeti përse askush nga Fronti nuk u ftua për t’u bërë pjesë e ekipit.

“Jo këtë muaj do të jetë, jo nesër, jo tjetrin muaj, jo këtë të enjte, jo atë të enjte… Po pse jo edhe unë të kyçem në formulimin e Ligjit. Çfarë ka të keqe? Unë a më pak se ju jam shqiptar? Realisht nuk është në rregull të mos ketë asnjë person nga Fronti Evropian të cilët ne i përfaqësojmë shqiptarët me 18 deputetë, tani jemi 21. Ju ishit 14 tani jeni me 11. Është e rëndësishme të ketë edhe nga ana jonë. Ju nuk jeni më shumë shqiptarë se sa që ne jemi shqiptarë”, deklaroi Ilir Hasani – Deputet i Frontit Evropian.

Duke mos dhënë afate të reja, zv.kryeministri Arben Fetai, akuzoi BDI-në se për 20 vite me radhë nuk e ka rregulluar me ligj çështjen e përfaqësimit të drejtë në përputhje me marrëveshjen e Ohrit.

“Kjo çështje është bërthama e Marrëveshjes së Ohrit në të cilën jeni thirrur vazhdimisht. Afati për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, afatet tranzitore të parapara aty kanë qenë deri në vitin 2004. Nga 2004ta deri në vitin 2024 kur BDI shkoi në opozitë janë 20 vite. 20 vite ku ju e keni pasur mundësinë edhe të rregulloni çështjen e përfaqësimit me ligj, edhe ta rregulloni atë në vepër në shumë institucione por nuk e keni bërë. Nuk e keni bërë sepse nuk keni qenë të interesuar ta bëni”, tha Arben Fetai – Zv.kryeministër.

Kryeministri Hristijan Mickoski ditë më parë njoftoi se Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat është gati dhe se do të miratohet në një prej seancave të radhës të qeverisë. Pas kësaj, do të dërgohet për mendim deri në Komisionin e Venecias dhe nëse nuk ka asnjë vërejtje, menjëherë do të hyjë në procedurë kuvendore. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments