19.2 C
Tetovo
E premte, 12 Shtator, 2025
BallinaLajmePërplasje për “Botën Serbe”, opozita shqiptare kërkoi përgjigje nga kryeministri për konstatimet...

Përplasje për “Botën Serbe”, opozita shqiptare kërkoi përgjigje nga kryeministri për konstatimet e raportit të KE-së

Bota serbë” ishte ndër temat që nuk u la anësh në pyetjet e deputetëve në Kuvend. Deputeti opozitar Halil Snopçe pyeti kryeministrin, nëse pajtohet me konstatimet e raportit të Komisionit Evropian, se zyrtarë të Qeverisë së Maqedonisë përkrahin dhe promovojnë konceptin e botës serbe. Snopçe përmendi edhe rastet e fundit në Manastir dhe në Fondin Pensional.

“Kemi së fundmi marrëveshjen mes Fondit Pensional të Maqedonisë dhe Fondit Pensional të Repuplikës Sërpska të Dodikut, duke anashkaluar shtetin e Bosnjë- Hercegovinës. A nuk është kjo qasje dhe mbështetje ndaj botës serbe? Qeveria nuk kishte asnjë reagim ndaj ndodhive në Manastir. E dëgjuam ministren për punë dhe politike sociale të Serbisë, e cila me siguri të madhe tha duke u referuar te Maqedonia si ish toka serbe dhe ne nuk kemi asnjë reagim si Qeveri?”, deklaroi Halil Snopçe – AKI.

Kryeministri Mickoski thotë se kjo Qeveri nuk ka ndërmarrë asnjë aktivitet në kuadër të Open Ballkan, por përkundrazi, ka përforcuar marrëdhëniet me Republikën e Kosovës.

“Kjo Qeveri është 15 muaj. Nuk ka asnjë seancë të mbajtur takim dypalësh, trepalësh apo s’e unë çfarë, që ka të bëjë me nismën Open Ballkan? Asnjë! Ndërkohë kjo Qeveri ka mbajtur dy seanca qeveritare me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe këtë nuk e them të tregoj se çfarë kemi bërë dhe si e kemi bërë”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Mickoski përmendi edhe sistemin “ONE STOP” në dy kufijtë me Kosovën, që sipas tij është në interes të të gjithë qytetarëve. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments