28.1 C
Tetovo
E premte, 6 Qershor, 2025
BallinaLajmeBotaPërplasja me Elon Musk/ Trump kërcënon hapur: Do ndërpresim kontratat qeveritare të...

Përplasja me Elon Musk/ Trump kërcënon hapur: Do ndërpresim kontratat qeveritare të tij

Kriset me shpejtësi të madhe marrëdhënia mes Presidenti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe miliarderit Elon Musk, pak ditë pas largimit të këtij të fundit nga qeveria amerikane.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Truth”, Shefi i Shtëpisë së Bardhë shprehet se  Elon Musk “u çmend” pasi do t’i ndërpriten kontratat qeveritare për automjetet elektrike që ai zotëron, “Tesla”.“Elon po “vuante shumë”, i kërkova të largohej, i hoqa Mandatin e Automjeteve Elektrike që i detyronte njerëzit të blinin makina elektrike, që askush tjetër nuk i donte. Ai e dinte prej muajsh se unë do ta bëja, dhe ai thjesht u çmend. Mënyra më e lehtë për të kursyer para në buxhetin tonë, miliarda e miliarda Dollarë, është të ndërpresim subvencionet dhe kontratat qeveritare të Elon. Gjithmonë jam habitur që Biden nuk e bëri këtë”, shkroi Trump.

Më herët, Trump u shpreh se Elon Musk ndryshoi qëndrim dhe artikuloi akuza pasi zbuloi se nga ky projektligj preken edhe automjetet elektrike, Madje ai pohoi se ndihej i zhgënjyer  nga Musk.“Unë dhe Elon kishim marrëdhënie të shkëlqyer. Nuk e di nëse do vazhdojmë ta kemi. Ai ka thënë gjërat më të bukura për mua, dhe nuk ka thënë asgjë të keqe për mua personalisht, por jam i sigurt se mund të ndodhë në vazhdim. Jam shumë i zhgënjyer nga Elon Musk.

Unë e kam ndihmuar shumë atë . Jam shumë i zhgënjyer sepse Elon e njihte këtë projektligj më mirë se pothuajse kushdo tjetër. Ai dinte gjithçka rreth saj dhe nuk kishte asnjë problem. Papritmas pati një problem dhe problemi u shfaq kur zbuloi se do të na duhet të shkurtojmë edhe kreditë tatimore për automjetet elektrike sepse kjo kushton miliarda Dollarë dhe është e padrejtë”, theksoi Donald Trump për gazetarët.Por edhe Elon Musk nuk qëndroi i heshtur. Ai ka pohuar se republikani nuk do t’i fitonte dot zgjedhjet presidenciale pa ndihmën e tij, ndërsa shtoi se Trump është mosmirënjohës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments