-1.4 C
Tetovo
E premte, 17 Janar, 2025
BallinaLajmePërplasen ministri Krenar Lloga dhe Gjykata Penale! Edhe organizatorët e "27 prillit"...

Përplasen ministri Krenar Lloga dhe Gjykata Penale! Edhe organizatorët e “27 prillit” mund ti shpëtojnë dënimit

Edhe një aktgjykim tjetër i shfuqizuar nga gjykata e Apelit. Kësaj radhe për Trajko Veljanovskin, Spiro Ristovskin, Mile Janakieskin dhe Vlladimir Atanasovski, që të gjithë ish-funksionarë të VMRO-DPMNE-së e të dënuar në shkallë të parë si “Organizatorët e 27 prillit”. Në këtë mënyrë Apeli ka pranuar ankesat e 4 të të akuzuarve, ndërsa lënda kthehet edhe njëherë në rigjykim në gjykatën Penale.tv21.tv

Vendimi i tillë i Apelit vjen pas më shumë se 1 viti, që kur lënda gjendet në zyrat e kësaj gjykate, ndërsa si arsyetim i shfuqizimit të dënirneve është theksuar se aktgjykimi është i pa qartë, ndërsa janë theksuar edhe lëshimet dhe shkeljet procedurale që janë bërë në shkallë të parë.
“Në bazë të materialit dëshmues në dispozicion, gjykata e shkallës së parë në mënyrë të pamjaftueshme i 1<a diskutuar të gjitha rrethanat kontestuese dhe nul< ka konstatuar me siguri të gjitha faktet vendimtare që përbëjnë shenjën e veprës penale dhe përcaktojnë veprimin e ekzekutimit të tij, me rastin e konstatimit të gjendjes faktike nul< 1<a përcaktuar me siguri se cilat janë veprimet e secilit prej të pandehurve të ndërmarra për të kuptuar natyrën e krimit për të cilin alwzohen”, thonë nga Gjykata Penale.

Sipas Apelit, kolegët e tyre në Penale nuk kanë diskutuar mjaftueshëm as për çështjen e amnistisë të dhënë nga Kuvendi, nëse vlen edhe për 4-shen Veljanovski, Ristovski, Janakieski dhe Atanasovski.
Për vendimin e Apelit ka reaguar edhe ministria e Drejtësisë. Në reagim thuhet se “është e qartë se lëshimet e qëllimshme apo të paqëllimshme edhe më tutje mbeten një praktikë e lejuar për disa gjykatës” duke drejtuar kështu gishtin drejt gjykatës së Apelit. Nga ky dikaster i bëjnë thirrje Këshillit gjyqësor që të ndërmarrë masa dhe të konstatojë nëse me vetëdije ose pa vetëdije janë bërë lëshimet e theksuara nga Apeli.

“Është e nevojshme që menjëherë të merret një përgjigje e duhur, pse kjo lejohet në vazhdimësi, pra pse në aktgjykimin e shkallës së parë nuk janë vërtetuar të gjitha rrethanat kontestuese dhe as faktet e rëndësishme që kanë të bëjnë me veprën penale të kërcënimit terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.
Ndonëse faji iu hedh gjykatës Penale, nuk mbetën pa reaguar as nga ky institucion. Në kumtesën e tyre reaguan edhe kundrejt kolegëve të Apelit edhe kundrejt ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga.
Theksojnë edhe faktin që cdo aktgjykim dhe vendim i kësaj gjykatë ëshë transparent dhe me pjesmarrje të mediave, ndërsa një të e tillë nuk është praktikë e Apelit. Sipas kësaj gjykate ministria e Drejtësisë me të cilën udhëheqë Krenar Lloga duhet të analizojë edhe fenomenin se përse vjetërsohen lëndët gjyqësore.
“Gjykatësit e Apelit, në vend që t’i kthejnë çështjet në plotësim ose për ripërpunim administrativ dhe të mos veprojnë për më shumë se një vit për këto tëndë, kanë mundësinë ligjore, por edhe detyrimin, të vendosin në mënyrë meritore se me çfarë do të kontribuojë në tuftën jo-selektive kundër krimit të organizuar dhe drejtësi e shpejtë dhe efikase, që është angazhim i gjithë shtetit dhe parakusht për përparimin evropian. Në lidhje me komentet publike, para së gjithash nga ministri i Drejtësisë, apelojmë që të kenë kujdes me deklarata të nxituara, të pa verifikuara dhe të dëmshme që nul< shkojnë në drejtim të ngritjes së drejtësisë”, thonë nga Gjykata Penale.
Ndryshe, më 26 korrik të vitit 2021, Gjykata Penate e Shkupit i ka shpaltur fajtorë të akuzuarit në rastin “Organizatorët e 27 prillit” dhe i ka dënuar me gjithsej 25 vjet burg, edhe atë: Trajko Veljanovski (ish kryetar i Kuvendit) – 6 vjet e 6 muaj, Mile lanakieski (ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve) – 6 vjet e 3 muaj, Spiro Ristoski (ish ministri i Arsimit dhe Shkencës) – 6 vjet e 3 muaj, Vltadimir Atanasov (ish drejtor i Policisë Sekrete) – 6 vjet burg.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments