18.7 C
Tetovo
E diel, 29 Shtator, 2024
BallinaLajme“Përparimi demokratik i vendit dhe stabiliteti rajonal” – temat për të cilat...

“Përparimi demokratik i vendit dhe stabiliteti rajonal” – temat për të cilat bisedoi Mickoski me Agellerin, s’përmend askund BE-në

Edhe kryeministri Hristijan Mickoski ka njoftuar për takimin me ambasadoren e ShBA-së, Angella Ageller. Por, në njoftimin e Mickoskit nuk përmendet procesi euroatlantik i vendit, vetëm përparimi demokratik dhe stabiliteti rajonal.

Bashkimi Europian, nuk zë vend në kumtesë.

“Në takim u shkëmbyen mendime dhe qëndrime për politikat në vijim dhe për çështjet ekonomike si dhe për përparimin e procesit demokratik të vendit.

“Kryetari Mickoski e potencoi rëndësinë për partneritet strategjik ndërmjet dy shteteve, duke potencuar se përkrahja e anës amerikane është kyçe për zhvillimin e stabilitetin e rajonit.
Ambasadorja e Ageller e konfirmoi përkushtimin e SHBA-së për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me Maqedoninë e Veriut dhe shprehu gatishmëri për përkrahje të reformave kyçe dhe projekteve që parashihen në periudhën vijuese.
Takimi mbaroi me pajtueshmëri për fuqizim të mëtejmë të raporteve bilaterale dhe intensifikimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme në interes të përbashkët”, qëndron në njoftimin e Mickoskit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments