2.9 C
Tetovo
E shtunë, 11 Janar, 2025
BallinaLajmePërparim Rama kërkon nga Qeveria që taksat t’i kthehen Prishtinës: Ose rastin...

Përparim Rama kërkon nga Qeveria që taksat t’i kthehen Prishtinës: Ose rastin e dërgojmë në Kushtetuese

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është i ka kërkuar përmes një letre me shkrim Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe Ministrit të Financave që mjetet e mbledhura nga taksat e qytetarëve të Kryeqytetit, t’i kthehen Prishtinës

Rama është ankuar se Ministria e Financave po bllokon bartjen e të hyrave vetanake të komunave nga vitet paraprake.
I pari i Prishtinës në deklaratën e tij ka thënë se kjo është hera e parë që një qeveri tenton në mënyrë kundërkushtetuese të tjetërsojë të hyrat vetanake të komunave.

“Janë 28.8 milion Euro të parapara për 172 projekte kapitale të Kryeqytetit për këtë vit të cilat Qeveria po ua bllokon qytetarëve të Prishtinës. Rrugë, shkolla, çerdhe, biblioteka, ujësjellës, parqe e të tjera do të mbesin pa u ndërtuar si pasojë e kësaj bllokade. Prandaj, kërkoj nga Ministri i Financave që të mos bllokojë dhe urgjentisht të bëjë bartjen e të hyrave vetanake të Prishtinës dhe të komunave, në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin përkatës për vetëqeverisje lokale.”, ka thënë Rama.

Më tej ai ka shtuar se nëse këto mjete nuk barten menjëherë, do të konsiderojmë se ky është një veprim i qëllimshëm i Qeverisë për të bllokuar zhvillimin e Kryeqytetit.
“Prandaj, si palë e autorizuar, ne do të detyrohemi t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve të Prishtinës.”, ka paralajmëruar Rama./21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments