Qeveria izraelite emëroi sot një ambasador të ri në Turqi, që është konfirmimi i fundit i përmirësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve pas më shumë se një dekade lidhjesh diplomatike.
Irit Lilian, një diplomate e rangut të lartë që ka qenë në krye të ambasadës izraelite në Ankara për dy vitet e fundit, do të jetë ambasadori i ri, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme izraelite, raporton AP.
Ajo është zyrtarja e parë izraelite që mban këtë post që nga viti 2018, kur Turqia tërhoqi ambasadorin e saj nga Izraeli dhe dëboi ambasadorin izraelit në shenjë proteste për vrasjen e dhjetëra palestinezëve në protestat përgjatë kufirit me Rripin e Gazës.