16 C
Tetovo
E diel, 6 Tetor, 2024
BallinaLajmePërmes lotarisë shtetasit e RMV -së ,do të marrin viza pune për...

Përmes lotarisë shtetasit e RMV -së ,do të marrin viza pune për në Gjermani

Gjermania prezanton lotarinë për marrjen e vizës së punës për qytetarët e Maqedonisë,

Me përditësimin e fundit të bërë nga Ambasada, do të ketë rregulla të reja për procedurën e takimit. Tashmë ka shumë interes.

Për këtë qëllim, një listë e re e regjistrimit të vizave do të hapet për herë të parë në shkurt. Kjo listë e parë do të jetë e hapur për regjistrime për një periudhë të caktuar kohore (ndoshta 2 javë). Lista nuk do të mbyllet, si më parë, kur të arrihet një numër i caktuar regjistrimesh. Në vend të kësaj, lista e regjistrimeve do të mbyllet në një ditë të caktuar dhe nga të gjitha regjistrimet, me kompjuter, në mënyrë të rastësishme me short do të zgjidhet se kush do të marrë një takim në mars 2022.

“Për të dhënat e sakta do të informojmë kur të hapet lista, me kohë në faqen tonë të internetit dhe përmes profilit tonë në Facebook”, thonë nga Ambasada Gjermane në Shkup.

Shorti do të mbahet në Ministrinë e Jashtme Gjermane në Berlin nën mbikëqyrjen e disa personave.

Ndryshe, qytetarët e Maqedonisë dëshirojnë të shkojnë për të punuar në Gjermani. Të dhënat e Eurostat-it tregojnë se në këtë vend janë më shumë se 100 mijë qytetarë nga Maqedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments