Reshjet e sotme të shoqëruara me breshër, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në ambientet e Galerisë së Arteve në Tetovë.
“Drejtori i Galerisë, Ilir Kurtishi, së bashku me stafin teknik kanë shkuar në Galeri për të riparuar dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut. Nuk ka qenë prezenca edhe e Sekretarit të Shtetit në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri”, shkruan galeria në Facebook.
Prandaj, siç thonë ata, shpresojnë që Galeria të fillojë së shpejti me punë.
Galeria e Arteve ndodhet pranë shtratit të lumit Shkumbi.