18.1 C
Tetovo
E shtunë, 16 Gusht, 2025
BallinaLajmePërleshje mes protestuesve dhe policisë në Serbi

Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Serbi

Protesta antiqeveritare në Serbi u mbajtën edhe të premten mbrëma në disa qytete serbe. Gjatë protestave janë shënuar incidente.Në qendër të Beogradit, xhandarmëria u përplas me demonstruesit antiqeveritarë, ndërsa përleshje pati edhe në Bulevardin e Mbretit Aleksandër.

Protestuesit hodhën mjete piroteknike dhe dogjën kontejnerë. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe i shpërndau demonstruesit me automjete të blinduara.

Gjatë protestave raportohet se ka të lënduar.

Në protestat e organizuara ditëve të kaluara ka pasur përplasje të ashpra mes demonstruesve antiqeveritarë dhe aktivistëve të SNS-së, të cilët i kanë goditur protestuesit me mjete piroteknike.

Protestat antiqeveritare të udhëhequra nga studentët kanë vazhduar në Serbi për më shumë se nëntë muaj. Protestuesit kërkojnë që autoritetet të mbajnë përgjegjësi për vdekjen e 16 nga shembja e një strehe betoni në stacionin e trenit në Novi Sad, më 1 nëntor 2024.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments