3.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajme"Përgatituni mirë", çfarë ka "sajdisur" Rama për liderët e BE-së: Shqipëria s'është...

“Përgatituni mirë”, çfarë ka “sajdisur” Rama për liderët e BE-së: Shqipëria s’është vend për dietë

E nesërmja, do të jetë një ditë historike për Shqipërinë, jo për faktin e ditëlindjes së ish-diktatorit Enver Hoxha, por për herë të parë, do të mbahet jashtë kufijve të BE-së Samiti i Procesit të Berlinit.

Kryeministri Edi Rama, ka premtuar se liderët që do të jenë nesër në Tiranë, do të kenë një përvojë të paharrueshme, ndryshe nga ç’ndodh në samite tjera, me pritje standarde, Rama është shprehur që “Shqipëria nuk është vend ku mund të mbani dietë” dhe ka sugjeruar këtu presidenten e KE-së dhe Mogherinin që të përgatiten për t’u kthyer në BE me ca kile më shumë.

Edi Rama: Është hera e parë që ky samit ndodh jashtë BE-së. Ne do bëjmë maksimumin që ta bëjmë të paharrueshëm për çdo të ftuar. Sepse nuk është aq e vështirë, pasi kanë bërë shumë samite, por jo çdo samit është i paharruar, por këtu mikpritja është e një tjetër niveli.

Von Der Leyen: Kemi mësuar prej jush- Rama: Jo kemi mësuar ne prej jush. “Samitet janë vetëm ujë, për të mos vdekur nga etja. Përgatituni që të ktheheni në BE me ca kile më shumë.”

Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor (BP) i nisur në gusht 2014 si një nismë, ka në themel të tij bashkëpunimin rajonal dhe mbështetjen e vendeve të BP në rrugëtimin e tyre drejt hyrjes në BE. Krahas gjashtë vendeve të BP (Bosnja – Herzegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria) në këtë proces marrin pjesë BE dhe 10 vende anëtare të tij, nën drejtimin e Gjermanisë.

Katër objektivat e Procesit të Berlinit

Këto objektiva të deklaruara që në fillim të këtij procesi mbeten të pandryshuara: zgjidhja e problemeve të brendshme, të hapura dypalëshe mes vendeve të BP, pajtimi mes shoqërive në rajon, përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe së fundi krijimi i  një baze për rritjen e qëndrueshme të rajonit.

“Ngritja e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO) me seli në Tiranë është një arritje e dukshme drejt plotësimit të këtyre objektivave. Forumi i Investimeve të Dhomave të gjashtë vendeve të BP (WB6 CIF) po bën progres në rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe krijimin e mundësive për tregti dhe investime brenda BP,” thotë për DW, Emina Muminovic,  koordinatore projektesh në Qëndrën për Politikë Bashkëkohore, me seli në Beograd.

Arritje të tjera të Procesit të Berlinit janë Korsitë e Gjelbërta, brenda rajonit dhe ndërmjet tij dhe vendeve anëtare të BE, që kanë lehtësuar rritjen ekonomike dhe integrimin rajonal. Zbatimi i Marrëveshjes Rajonale të Roaming pritet të ulë kostot e komunikimit mes vendeve të BP dhe atë me vendet anëtare të BE duke forcuar lidhjet mes njerëzve.

Por adresimi i problemeve të hapura dypalëshe dhe të brendshme brenda BP, arritja e pajtimit brenda dhe ndërmjet shoqërive të tij mbeten sfida për Procesin e Berlinit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments