Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i ka kërkuar ditën e sotme parlamentit të drejtën për të përdorur ushtrinë ruse jashtë territorit të tyre.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se senati rus tani po shqyrton autorizimin e kërkesës së presidentit për vendosje ushtarake.
Presidenti Vladimir Putin i ka kërkuar dhomës së lartë të parlamentit rus që të përdorë forcat e armatosura të vendit jashtë territorit të Rusisë. Lajmi është bërë me dije nga kryetari i Senatit, duke shtuar se legjislativi do të shpallë vendimin e tij së shpejti.
Kërkesa tashmë është marr në konsideratë nga komisionet e Senatit ka bërë me dije kryetarja e Këshillit të Federatës Ruse, Valentina Matvienko.
Ne menyre unanime Këshilli i Federatës lejoi përdorimin e forcave të armatosura ruse në Donbass.
Rezoluta e Këshillit të Federatës për përdorimin e forcave të armatosura ruse në Donbass u miratua nga Parlamenti./m.j