- Ka perfunduar seanca dëgjimore në degën e Gjykatës Themelore të Prishtinës, në Lipjan, ndaj policëve të dyshuar për rastin e 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu.
Gjyqtari i procedurës paraprake pritet të vendosë për kërkesën e Prokurorit të Shtetit, nëse do t’i çojë në paraburgim zyrtarët policorë, apo do të caktojë një masë alternative.
Në seancë, nuk u lejua të merrte pjesë avokati i familjes e as mediat.
Pamjet e disa prej policëve të prangosur tashmë janë publikuar dhe të njëjtit sot përballen me dyshimet fillestare për vrasje nga pakujdesia.