Në fshatin Juban të Shkodrës, kanë përfunduar punimet për argjinaturën që do të mbrojë zonën nga prurjet e lumit Drin.
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga ky investim, i cili parandalon përmbytjet dhe mbrojtjen e tokave bujqësore.
Kreu i shtetit, thekson se argjinatura e ndërtuar mbron tokat bujqësore dhe zonat e banuara
“Punimet e përfunduara për mbrojtjen nga gërryerjet e lumit Drin në Juban të Shkodrës, garantojnë mbrojtjen e mbi 500 hektarëve tokë bujqësore dhe zonave të banuara nga gërryerjet e lumit Drin”, shprehet Rama.
Argjinatura me gjatësi 700 metra, shmang rrezikun e përmbytjeve në fshatin Juban në Shkodër.