9.8 C
Tetovo
E shtunë, 1 Mars, 2025
BallinaLajmePërfundon Akademia e parë e HR-it. “FLUENT” certifikon ndjekësit e Akademisë.

Përfundon Akademia e parë e HR-it. “FLUENT” certifikon ndjekësit e Akademisë.

Qendra për gjuhë të huaja, kurse përgatitore dhe trajnime “Fluent” me sukses e përfundoi edicionin e parë të trajnimit “Akademia e Menaxhimit dhe e Zhvillimit të Resurseve Njerëzore”, i pari i këtij lloji në Maqedoninë e Veriut, i akredituar nga Qendra për Arsim e të Rriturve, respektivisht verifikuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Modulet janë zhvilluar në hapësirat mjaft reprezentative ku ligjëruesit më eminent të kësaj lëmie kanë demonstruar pjesën teorike dhe praktike të resurseve njerëzore, të organizatës dhe kapacitet që ka një organizatë. Përgjatë 13 moduleve të trajnimit pjesëmarrësit, respektivisht kandidatët të cilët vinin nga institucionet shtetërore dhe sektori privat janë informuar me politikat dhe procedurat për burimet njerëzore si investimin më të rëndësishëm për arritjen e objektivave të organizatës si dhe me politikat dhe procedurat për burimet njerëzore si investimin më të rëndësishëm për arritjen e objektivave institucionale. “FLUENT” ka trajtuar shumë tema në këtë trajnim, duke nisur nga menaxhimi me resurset njerëzore kundrejt vendeve të reja të punës, teknika selektive, roli i departamentit të resurseve njerëzore në raste krizash, HR-i në institucione private e publike, ngjashmëri e dallime, procesi i përzgjedhjes së njerëzve të duhur në vendin e duhur, motivimi i tyre për të çuar përpara një organizatë dhe shumë tema tjera të cilat për herë të parë janë ligjëruar në vendin tonë, tha koordinatori i trajnimit, Berat Azizi. Për shkak të interesimit të madh të kandidatëve për të ndjekur trajnimin së shpejti do të nisim përgatitjet për edicionin e dytë të trajnimit në fjalë, ndërkaq do të realizojmë edhe edicion të dytë të trajnimit për kandidatët të cilët janë certifikuar nga institucioni ynë, respektivisht kanë ndjekur edicionin e parë. Arsimi joformal llogaritet mbi ndërtues i dijeve paraprake, forma më e shpejtë e përfitimit të shkathtësive e praktikave të reja nga sferat me interes. Trend që të bën të jesh në trend me zhvillimet më të reja e inventive në jetën publike e profesionale dhe këtë kandidatët e kanë gjetur në qendrën e arsimit jo formal në “FLUENT” të cilët njohuritë dhe dijen e fituar në këtë trajnim do t’i zbatojnë në institucionet nga vijnë, për të dëshmuar se sa i rëndësishëm është menaxhimi i resurseve njerëzor dhe sa kanë nevojë institucionet tona për këtë. Përshtypjet e kandidatëve në lidhje me trajnimin janë mbresëlënëse, madje ata janë treguar të gatshëm për të vazhduar edhe me fazën e dytë të trajnimit. Kësisoj, ndamë certifikuat për ndjekësit e Akademisë së Menaxhimit dhe Zhvillimit të Resurseve Njerëzore, duke dhënë kështu epitetin EKSPERT TË HR-it. Ndër të parët i diplomuar, me certifikatë të akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në lëminë e menaxhimit dhe zhvillimit të resurseve njerëzore është Liridon Useini, kandidat i deleguar nga Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor, i cili u shpreh: “Për mua trajnimi i organizuar nga “Fluent” ka qenë një ndër trajnimet më reprezentative që kam ndjekur deri më tani. Përgjatë 13 moduleve kemi mësuar aq shumë se është e vështirë që ta mësosh për vite lëminë e resurseve njerëzore. Falënderoj secilin ligjërues që na pasuruan me njohuri të reja. Falënderoj të gjithë kolegët kandidatë, për respektin e ndërsjellë. Për në fund, falënderoj stafin e Qendrës “Fluent” për kujdesin e treguar për çdo detaj”. Rudina Batku, tashmë eksperte e HR-it, shprehet me sa vijon: “Pas ndjekjes së trajnimit “Protokolli Diplomatik”, i cili u realizua vitin e kaluar në suaza të Qendrës “Fluent”, në të cilin unë isha pjesëmarrëse dhe për të cilin i kam përshtypjet më të mira, shfaqa interesimin për ta ndjekur edhe trajnimin e radhës “Akademia e Menaxhimit dhe e Zhvillimit të Resurseve Njerëzore”. Ky trajnim ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi në të gjitha modulet të cilat i kam ndjekur janë trajtuar tematika të shumta.” “…kemi pasur ndërthurje të tematikave, kemi pasur punë praktike, kemi diskutuar e kemi ndarë përvoja, si dhe kemi pasur harmoni në grup, pasi kandidatët ishin të deleguar nga institucione të ndryshme publike e private. “Burimet Njerëzore” janë aseti më i çmuar e më i rëndësishëm dhe kanë rolin kryesor në çdo institucion, ndërmarrje publike, private apo organizatë. Jam e bindur se përvoja ime dhe njohuritë e fituara, do të gjejnë zbatim edhe në praktikë! Personalisht, kam qenë e rregullt dhe i kam ndjekur të gjitha modulet. Aspak nuk më ka penguar në pjesën e punës sime, sepse modulet janë mbajtur ditëve të shtuna. Ky trajnim më ka lënë përshtypje shumë të mira e mbresëlënëse, duke filluar që nga organizimi, ambientet komode, përzgjedhja e ligjëruesve, shoqërimi me persona të rinj të cilët ishin të deleguar nga institucione të ndryshme publike e private, miqësi të cilat do të vazhdojnë edhe më tej” vazhdon Batku. Sipas Rudinës”…të gjithë kemi qenë të disiplinuar, të përkushtuar në ligjëratat të cilat kanë qenë në nivel dhe interaktive, sa deri në fund të tyre, përqendrimi ynë ka qenë për t’u admiruar. Në kohërat që jetojmë e veprojmë është trend të jesh në ‘TREND’ me zhvillimet më të reja, të jesh inventiv në jetën publike e profesionale” “FLUENT” do të vazhdojë edhe më tej të jep ekspertizë në sferën e HR-it, duke realizuar kështu Edicione të radhës të trajnimit të njëjtë, madje edhe duke realizuar edicione speciale (të avancuara) për tashmë ndjekësit dhe ekspertët e HR-it të certifikuar nga ana jonë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments