Për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme përfundon pushimi dimëror dhe nga nesër ata kthehen në mësim në gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2022/2023.
Pushimi u zgjat me vendim të Qeverisë për shkak të funksionalitetit të shkollave dhe gjysmëvjetori i dytë në vend të 18 janarit do të fillojë nesër.
Me shumë mundësi viti shkollor në vend të 9 qershorit, do të përfundojë më 14 qershor, pasi siç tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, nxënësit duhet t’i kryejnë të gjitha 180 ditët e punës mësimore të përcaktuara me kalendarin për procesin edukativo-arsimor në shkolla.