7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMaqedoniPërfaqësues nga Norvegjia ndanë përvojën e tyre për digjitalizimin e gjyqësorit

Përfaqësues nga Norvegjia ndanë përvojën e tyre për digjitalizimin e gjyqësorit

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, realizoi takim me përfaqësues nga Norvegjia, të cilët prezantuan modelin e digjitalizimit në gjyqësor si dhe karakteristikat dhe performancën që duhet t’i ketë sistemi në vendin tonë.

Digjitalizimi i tërësishëm i gjyqësorit do të mundësojë akses të shpejtë dhe të thjeshtësuar për qytetarët gjatë tërheqjes së dokumentacioneve dhe kushte optimale për kryerjen e funksioneve gjyqësore dhe prokuroriale.

Digjitalizimi dhe interoperabiliteti do të kontribuojnë në fuqizimin e besimit të opinionit dhe mbrojtjen e sistemit, drejtësi më të shpejtë, uljen e korrupsionit, do të mundësojë lehtësimin e parashtrimit të dëshmive dhe dokumentacioneve, zvogëlimin e shpenzimeve të procedurave gjyqësore, si dhe pakësimin e numrit të gjykimeve të shtyera dhe zero letër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments