Pse nuk zbatohet gjuha shqipe në dërgimin e SMS porosive në testimin e Safe City, e pyeti deputeti Halil Snopçe Ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në seancën e sotme për pyetje të opozitës në Kuvend.“Zotëri Toshkovski ende nuk e kam marrë përgjigjen me shkrim në lidhje me atë që a e keni pranuar ndonjë SMS porosi nga kryeministri Mickoski se pse nuk e zbatoni përdorimin e gjuhës shqipe në SMS porositë ndaj qytetarëve në Maqedoni në këtë testimin e Safe City. Normalisht vetëm ditën e parë sipas statistikave afër 40 mijë qytetarë shqiptarë në shtetin tonë kanë pranuar SMS vetëm në gjuhën maqedonase me ç’rast është fyer ligji për përdorimin e gjuhës shqipe që është e drejtë ligjore dhe kushtetuese”, theksoi Halil Snopçe – deputet.Ministri Toshkovski deklaroi se çdo akt që do të dorëzohet nga MPB do të jetë në gjuhën e përcaktuar sipas Ligjit dhe Kushtetutës.
“Pse nuk thoni diçka për gjuhën turke, së paku njëherë të kishit thënë diçka, ndërkaq unë do të them për shqiptarët dhe do t’u përgjigjem në këtë pyetje, po konform ligjit të gjitha aktet që do të rezultojnë nga MPB do të jenë konform ligjit. Akte zotëri Snopçe kur do të doktoroni juridikun do të bisedojmë në pjesën e aktit si dorëzohet e kështu me radhë. Çdo akt që do të del në formë përkatëse nga MPB pa dallim se si është e dorëzuar, do të dorëzohet në gjuhën e përcaktuar konform ligjit dhe Kushtetutës”, deklaroi ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski.Në fjalën e tij për sistemin “Safe City”, deputeti opozitar Snopçe pyeti ministrin edhe se sa mjete do të kishte mbledhur buxheti i shtetit nga test-gjobat e deritanimshe, por ministri iu përgjigj duke i thënë se prej kur ka filluar testimi i projektit është ulur numri i rasteve vdekjeprurëse në komunikacion.
