11.4 C
Tetovo
E diel, 18 Maj, 2025
BallinaLajmePërçarjet në VLEN/ Arbër Ademi: Më shumë po vajton VMRO-ja se vetë...

Përçarjet në VLEN/ Arbër Ademi: Më shumë po vajton VMRO-ja se vetë koalicioni!

Ish-ministri dhe zëdhēnësi i BDI-së, Arbër Ademi, ka komentuar me ironi zhvillimet e fundit brenda koalicionit opozitar shqiptar VLEN, duke u ndalur te ndarja e Aleancës për Shqiptarët dhe reagimet që pasuan.

Sipas Ademit, duket se ndarja në VLEN ka prekur më shumë qarqet maqedonase sesa vetë VLEN-in.

“A po i shihni disa prej opinionistëve maqedonas, më të mërziturit se po shpartallohet grupimi artificial politik i quajtur VLEN! Edhe VMRO s’u përmbajt… E paskan marrë shumë afër zemrës!”, shkruan Ademi në facebook.Ai shton se shqetësimi i madh në skenën politike dhe mediatike maqedonase për fatin e një koalicioni shqiptar është i pazakontë dhe zbulon më shumë për prapaskenat sesa për vetë realitetin.“Çudi e madhe: një shqetësim i gjerë në qarqe politike dhe mediatike maqedonase për fatin e një ‘koalicioni shqiptar’. A s’duhej të ishin vetë shqiptarët ata që shqetësohen më së shumti? Apo thjesht po u prishet plani? Kur skenari fillon të ngecë, fillojnë emocionet…”, përfundon Ademi.

Ndryshe po përflitet se Arben Fetahi pas distancimit nga Arben Taravari mund të kirjojë një Aleancë e Shqiptareve 3 nën thembërën e Kryeministrit Mickovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments