16.8 C
Tetovo
E diel, 13 Korrik, 2025
BallinaEkonomiPër të mos besuar,situatë tragjiko-komike / Shteti i RMV-së i ka borxh...

Për të mos besuar,situatë tragjiko-komike / Shteti i RMV-së i ka borxh vetes gati 400 milionë euro

Institucionet shtetërore dhe kompanitë që janë nën kapak shtetëror po zhyten edhe këtë vit në borxhe të reja të mëdha. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se kompanitë dhe institucionet shtetërore po punojnë për “këngën e vjetër”, e cila në tremujorin e parë të këtij viti arriti të bëjë një borxh prej 392 milionë eurosh. Në krye të listës së debitorëve janë pushtetet lokale me ndërmarrjet publike komunale.

Borxhi i tyre ndaj shtetit është gati 137 milionë euro. Kompanitë shtetërore, ndërmarrjet shtetërore dhe ndërmarrjet publike kanë akumuluar borxh prej 134 milionë eurosh në tre muajt e fundit. Institucionet publike shëndetësore janë në borxh prej 86 milionë eurosh. 26 milionë euro i kanë borxh shtetit edhe organet rregullatore.

Debitorët ndaj shtetit:

Komunat dhe ndërmarrjet e tyre publike 136.9 milionë euro
Ndërmarrjet dhe kompanitë publike 134 milionë euro
Institucionet shëndetësore publike 85.7 milionë euro
Organet rregullatore 26 milionë euro.

Komuna e Tetovës ka vite që është rekordmene – debitore ndaj shtetit në mesin e pushteteve lokale. Borxhi i kalon 13 milionë euro, por nuk është i plotë sepse në atë shumë nuk përfshihen borxhet e ndërmarrjeve publike komunale. I dyti me borxh është Ohri me 8.5 milionë euro, i ndjekur nga Gostivari me 6.5 milionë euro. Nga ndërmarrjet publike borxhin më të madh ndaj shtetit e ka Hekurudhat e Maqedonisë – Transporti, 67,5 milionë euro, pasuar nga Hekurudhat – Infrastruktura me 23,3 milionë euro. ESM ka rreth 17 milionë borxhe. Tashmë në disa raste Qeveria ka mbuluar borxhet nga veprimtaria jofamiljare e komunave, institucioneve publike dhe kompanive shtetërore nga buxheti i shtetit.

Burimi: Alsat

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments