1.1 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaLajmePër shkak të sigurisë së deputetes britanike, vizitës në Kosovë nuk iu...

Për shkak të sigurisë së deputetes britanike, vizitës në Kosovë nuk iu bë publicitet

Autoritetet e Kosovës kanë vendosur të mos japin detaje për vizitën e deputetes britanike, Alicia Kearns. Është bërë kjo për arsye sigurie, shkaku që Kearns është kërcënuar nga Beogradi, pasi publikisht tregoi informatat se në manastire serbe në Kosovë po deponoheshin armë kontrabandë nga Serbia.

Ka nisur vizitën në Kosovë deputetja e Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, e cila mori kërcënime nga Serbia kur muaj më parë tha se në manastiret serbe po deponoheshin armë.

Mëngjesin e së premtes ajo është pritur nga presidentja Vjosa Osmani, por institucioni më i lartë shtetëror nuk ka dërguar ndonjë njoftim për të.

Burimet i thanë KOHËS se, për çështje sigurie, nuk i është dhënë publicitet vizitës.

Presidenca nuk është përgjigjur në pyetjet që lidhen me këtë vizitë dhe as për aspektet e sigurisë.

Vizita e Kearnsit është bërë e ditur mëngjesin e së premtes, përmes një njoftimi nga Kuvendi, lidhur me takimin e saj me kryekuvendarin Glauk Konjufca.

E, rreth dy orë nga njoftimi i parë, Kuvendi njoftoi se takimi është shtyrë për një kohë të pacaktuar. Fillimisht pa dhënë arsye.

Por, nëpërmjet një përgjigjeje me shkrim shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Konjufca, Ilir Kërçeli, konfirmoi se është kërkuar nga institucionet e sigurisë që të mos publikojnë hollësitë e takimit.

“Kemi rekomandime nga institucionet e sigurisë, që deri në një moment tjetër mos të bëhet publike koha dhe data e takimit mes kryetarit dhe deputetes Kearns”, tha Kërçeli.

Deputetja britanike, Alicia Kearns, në korrik të këtij viti ngriti alarmin se në Kosovë janë duke u kontrabanduar armë nga Serbia e se ato janë duke u mbajtur në kishat serbe në Kosovë.

Pas deklarimit të saj presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se deputetja dhe aktivitetet e saj janë duke u hetuar nga autoritetet në Beograd.

Por, nëpërmjet një përgjigjeje me shkrim shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Konjufca, Ilir Kërçeli, konfirmoi se është kërkuar nga institucionet e sigurisë që të mos publikojnë hollësitë e takimit.

“Kemi rekomandime nga institucionet e sigurisë, që deri në një moment tjetër mos të bëhet publike koha dhe data e takimit mes kryetarit dhe deputetes Kearns”, tha Kërçeli.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments