Për shkak të mjegullës janë anuluar një pjesë e fluturimeve në Aeroportin e Shkupit. Sipas informatave në uebfaqen e Aeroportit të Shkupit, një pjesë e fluturimeve janë anuluar ose riorientuar.Dukshmëria është 200 metra, dhe për këtë arsye trafiku ajror është i pezulluar.Kujtojmë se këtë muaj ka pasur anulime të shpeshta të fluturimeve për shkak të mjegullës së dendur.