
Sipas kompanisë, vendimi i reduktimit të fuqisë punëtore lidhet me kufizimet buxhetore të qeverisë dhe aksesin e kufizuar në vendin e punës, dhe nuk ka lidhje me performancën individuale të punonjësve:
“Për shkak të kufizimeve buxhetore të qeverisë dhe aksesit të kufizuar në vendin e punës, projekti është i detyruar të zvogëlojë madhësinë e fuqisë aktuale punëtore. Ky vendim është thjesht operacional dhe nuk lidhet me performancën individuale. Supervisorët dhe menaxherët do të komunikojnë me ekipet e tyre për hapat e ardhshëm. Ju lutemi për bashkëpunimin, profesionalizmin dhe mbështetjen tuaj gjatë kësaj periudhe tranzicioni. Ne e vlerësojmë sinqerisht kontributin dhe përkushtimin tuaj ndaj projektit.” – Josh & Canberk, Bechtel & Enka
Kjo situatë vjen pas paralajmërimeve për ulje të intensitetit të punimeve dhe pasiguri mbi pagesat, të cilat kanë shqetësuar punëtorët dhe komunitetin lokal. Kompania thekson se po qëndron në koordinim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse për të kapërcyer këtë situatë të përkohshme.
Megjithatë, rrethanat aktuale kanë krijuar pasiguri për fatin e punonjësve dhe progresin e projektit, duke rritur shqetësime për realizimin e këtij korridori strategjik që lidh Adriatikun me Detin e Zi dhe ka rëndësi ekonomike dhe gjeopolitike për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin. Gazeta Flaka
