ër shkak të dëborës nga ora 07:00 është ndërprerë komunikacioni për automjete të rënda transportuese në aksin rrugorë Kratovë-Probishtip, njofton LAMM.
Komunikacioni në drejtim të Ponikvës zhvillohet pa ndërprerje në njërën korsi, si edhe në drejtim të f. Beli, ndërsa nga ana e qytetarëve që protestojnë është paralajmëruar se deri në deponi do të lejohen vetëm automjetet nga NPK “Ujësjellësi Koçan”, por jo edhe makina nga komunat tjera, njoftoi LAMM.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.