Pas bllokimit të termocentralit bërthamor pranë qytetit Energodar në Ukrainë dhe sipas lajmeve se aty ka pasur granatime dhe zjarr, ka njoftuar edhe Ministria e Mbrojtjes ruse.
Zjarri në termocentralin bërthamor Zaporozhye është rezultat i një provokimi të Kievit, i cili po përpiqet të akuzojë Rusinë për krijimin e pikave të nxehta të ndotjes radioaktive, njoftoi Ministria ruse.
Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi rusët për granatimin e qëllimshëm të gjashtë reaktorëve në termocentral duke përdorur tanke të imazhit termik.
Në lidhje me këtë, Ministria e Punëve të Jashtme kineze njoftoi dhe u bëri thirrje të gjitha palëve që të garantojnë sigurinë e objekteve bërthamore të Ukrainës.
“Ne do të monitorojmë situatën dhe do t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, të shmangin përshkallëzimin dhe të garantojnë sigurinë e objekteve bërthamore”, tha një zëdhënës i Ministrisë Kineze.