Në periudhën janar-prill, gjegjësisht për katër muaj, RTSH Tetovë ka regjistruar se janë ndërmarrë 906 masa për parkim të paligjshëm, ndërsa nga shërbimi policor janë marrë 1440 vetura.
Numri më i madh i masave ka të bëjë me parkimin në vende të paligjshme dhe në të ashtuquajturat “rende të dyfishta”.
- Departamenti i Punëve të Brendshme, Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë-Tetovë, në koordinim me pushtetin lokal të Tetovës, ndërmerr masa dhe aktivitete të përforcuara çdo ditë për rregull dhe siguri më të madhe me parkingjet në Tetovë. Me ritëm dhe dinamikë të pandërprerë, aktivitetet do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim, ku në zbatimin e tyre do të marrin pjesë tre “merimangë” nga ora 9 deri në 23, me qëllim largimin me kohë të mjeteve që pengojnë lëvizjen e qetë dhe të sigurt të të gjithë përdoruesit e rrugës. Njëkohësisht, të parat që do të sanksionohen do të jenë mjetet e lëna në zonat e kryqëzimeve, në vendkalimet e shënuara të këmbësorëve, në gjelbërim dhe në “dy rreshta”, fenomen ky i pranishëm, sidomos në zonën qendrore të qytetit të Tetovë, njofton Marjan Josifoski, zëdhënës i SVR Tetovë.
Të gjithë drejtuesve të mjeteve që janë përballur me masat u janë përgatitur parashtresat përkatëse dhe do të përballen me gjobat e parashikuara me ligj që variojnë nga 25 deri në 180 euro, varësisht se ku ka mbetur mjeti.