22.2 C
Tetovo
E martë, 15 Korrik, 2025
BallinaLajmePër herë të parë, Serbia në stërvitje të përbashkët me Kinën! Ministria...

Për herë të parë, Serbia në stërvitje të përbashkët me Kinën! Ministria kineze: Do të kontribuojë në thellimin e bashkëpunimit midis dy ushtrive

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë në fund të këtij muaji, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Kinës.Pjesë e ushtrimeve të përbashkët “Paqeruajtësit 2025” do të jenë forcat speciale të Serbisë dhe Kinës dhe stërvitja do të zhvillohet në provincën Hebei, në Kinën veriore, tha koloneli Jiang Bin, zëdhënës i Ministrisë kineze të Mbrojtjes, në një konferencë për shtyp, sipas Ministrisë.

Kjo do të jetë stërvitja e parë e përbashkët midis ushtrive kineze dhe serbe. Do të kontribuojë në forcimin e aftësive luftarake të pjesëmarrësve dhe thellimin e bashkëpunimit midis dy ushtrive”, tha ai.Serbia është ushtarakisht neutrale, por është anëtare e “Partneritetit për Paqe”, një program bashkëpunimi dypalësh midis NATO-s dhe vendeve individuale jo-anëtare.

Beogradi zyrtar mban marrëdhënie të mira me Kinën dhe këto dy vende e cilësojnë bashkëpunimin e tyre të ndërsjellë si partneritet strategjik, ndërsa Serbia është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Autoritetet në Beograd po mbështeten në përkrahjen e Kinës në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës.

Serbia gjithashtu mbështeten te Kina për investime ekonomike dhe kredi./ REL

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments