Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë zgjedhjeve ndërmerr vazhdimisht masa dhe aktivitete brenda kompetencave të saj me qëllim sigurimin e një zbatimi të qetë dhe të sigurt të procesit zgjedhor.
“Sipas vlerësimeve të bëra dhe planeve të përcaktuara, në ditën e zgjedhjeve, zyrtarët e policisë do të jenë të pranishëm pranë qendrave të votimit, si dhe në pikat kyçe të trafikut, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe zbulimin në kohë të shkeljeve të mundshme të rendit dhe qetësisë publike”.
“Siguria e qytetarëve do të garantohet me mjete standarde materiale dhe teknike, ekipe mobile dhe operacione në pika kontrolli, si dhe do të përdoret teknologji moderne – dronë për kontrollin ajror me qëllim reagimin më të shpejtë dhe ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve të duhura në rast incidentesh”, njoftojnë nga MPB.