5.5 C
Tetovo
E hënë, 9 Shkurt, 2026
BallinaLajmePër herë të katërt në Tetovë,protestuan qytetarët që punuan në Irak e...

Për herë të katërt në Tetovë,protestuan qytetarët që punuan në Irak e Afganistan: DAP të anuloj vendimet retroaktive!

Në Tetovë për së katërti herë protestuan qytetarët të cilët kanë punuar kryesisht në Irak dhe Afganistan përmes kompanive amerikane, përcjell TV21. Ata theksojnë se nuk janë kundër tatimeve, por kundërshtojnë ngarkesën e padrejtë dhe retroaktive. Shtojnë se shumë prej tyre kanë qëndruar jashtë vendit mbi 183 ditë dhe sipas ligjit për tatimin personal duhet të trajtohen si jorezidentë tatimorë, por ky status nuk na njihet nga DAP. Protestuesit kërkuan takim me liderët politik dhe drejtoreshën e DAP-it me qëllim që të dëgjohen hallet e tyre, pasi siç thonë po u bëhet padrejtësi.

“Ne nuk jemi parti politike, nuk jemi përkrahës të asnjë partie politike, ne jemi qytetar të zakonshëm që u bëhet një padrejtësi. Sot nga kjo protestë e katër, kërkesat tona janë të qarta dhe publike . Kërkojmë hapjen e një debati publik dhe parlamentar, sepse një çështje që prek mijëra qytetar nuk mund të mbyllet me vendime të mbyllura administrative”, tha Besir Abdullai – protestues. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments