Dhuna në familje nuk do të mbetet më prapa dyerve të mbyllura, të fshehura pas mureve të heshtjes dhe frikës. Me ndryshimet e fundit të propozuara në Kodin penal që i përgatitë Ministria e Drejtësisë, tani abuzuesi tani do të mund të ndiqet penalisht sipas detyrës zyrtare, madje edhe nëse viktima nuk parashtron denoncim. Do të mjaftonte dëshmitari, fqinji, familjari, miku, kalimtar i rastit të denoncojë dhunën në familje, ndërsa institucionet do të jenë të detyruara të reagojnë. Deri tani, shpesh ka ndodhur që viktima, e përballur me traumën, frikësimin ose varësinë ekonomike, të tërhiqet nga procedura, duke e lënë abuzuesin të pandëshkuar.
Sipas të dhënave statistikore që MIA i mori nga Ministria e Punëve të Brendshme, në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë kryer gjithsej 512 vepra penale në lidhje me dhunën në familje, shumica e të cilave janë kryer nga burrat – gjithsej 474 dhe shumica e të cilave kanë përfunduar me lëndime trupore. Nga organizatat joqeveritare e përshëndesin vendimin për ndryshimin e këtillë dhe presin që të sjellë siguri më të madhe për viktimat dhe qasje serioze institucionale ndaj dhunës në familje. Edhe partitë politike u japin mbështetje ndryshimeve të reja. Konsiderojnë se ky ndryshim ligjor do të forcojë luftimin e dhunës në familje. Presin që të përmirësohen veprime të caktuara në pjesën e dhunës në familje.