8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmePër dy vite nuk janë ndarë mjete për ndërtimin e autostradës Shkup...

Për dy vite nuk janë ndarë mjete për ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë

Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore në vitin 2022 dhe 2023 nuk ka realizuar fare mjete për ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë, thuhet në raportin vjetor për punën e “Rrugëve Shtetërore” për vitin e kaluar.

Edhe pse ishin planifikuar një miliardë denarë, përkatësisht rreth 16,4 milionë euro, në këtë autostradë gjatë vitit të kaluar nuk janë realizuar mjete.

Marrëveshja me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për fazën e dytë prej 10.5 kilometra nga fshati Bllacë deri në Shkup është nënshkruar në korrik të vitit 2022 në vlerë prej 186 milionë euro. Thirrja për mbikëqyrës dhe kontraktues nuk është shpallur deri në vitin 2023, por ende nuk dihet se kush do të përzgjidhet si operatorë për të punuar në autostradën për në Kosovë.

Në raport thuhet gjithashtu se janë duke u zhvilluar procedura jashtëgjyqësore për përcaktimin e kompensimit të pronës, procedurë për shpronësim të përhershëm dhe përfundimin e konvertimit kadastral të tokës bujqësore në ndërtimore, raport ndërtimor dhe vlerësim të vlerës së tokës.

Më shumë para në vitin 2023 janë shpenzuar për projektin Bechtel dhe Enka. Sipas planit, konsorciumit duhet t’i transferoheshin 250 milionë euro, por paradhënie janë paguar vetëm rreth 210 milionë.

Për autostradën Kërçovë-Ohër janë shpenzuar rreth 65 milionë euro, që është 18 milionë euro më shumë se në vitin 2022.tv telma

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments