2.5 C
Tetovo
E diel, 1 Dhjetor, 2024
BallinaLajmePër djegiet dhe përdhosjen e flamujve janë arrestuar 17 persona! Toshkovski: Shumica...

Për djegiet dhe përdhosjen e flamujve janë arrestuar 17 persona! Toshkovski: Shumica janë të mitur

Për djegiet dhe përdhosjen e flamujve janë arrestuar gjithsej 17 persona.

“Më vjen keq që pjesa më e madhe e tyre, si maqedonas po ashtu edhe shqiptarë, janë të rinj”, tha Pançe Toshkovski, ministër MPB.

Në Shkup së fundmi janë arrestuar edhe 4 persona.

“Dy në lidhje me ngjarjen penale që u shpërnda në rrjetet sociale, ku griset flamuri maqedonas”, shtoi Toshkovski.

Punë ka pasur edhe policia e Prilepit.

“Tre persona gjatë ditës së djeshme, përkatësisht në mbrëmje, janë privuar nga liria në Prilep që e përdhosin flamurin kombëtar shqiptar”, tha Toshkovski.

MPB do të hetojë edhe çfarë saktë ka bërë nëpunësi policor në uniformë nga Kumanova, për të cilin opozita akuzoi se ka nxitur urrejtje.

“Do të veprojmë në mënyrë adekuate, ju sigurojë, opinioni do të ndjek”, u shpreh Toshkovski.

Ministri Toshkovski gjithashtu paralajmëroi se me notë proteste ka reaguar edhe ambasada serbe. Pas kësaj është arrestuar 17-vjeçari nga Kumanova, i cili ka larguar pllakën e Konsullatës serbe në Kumanovë. Në mënyrë shtesë, edhe në Kërçovë është arrestuar një person i cili nga shtiza ka larguar edhe flamurin maqedonas edhe atë shqiptar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments