10.4 C
Tetovo
E premte, 30 Maj, 2025
BallinaLajmePër 22-tën herë nuk arrihen votat në parlamentin e Kosovës

Për 22-tën herë nuk arrihen votat në parlamentin e Kosovës

Edhe për herë të 22-të ka dështuar konstituimi i legjislaturës së nëntë. Vazhdimi i së martës i seancës konstituive është ndërprerë menjëherë pasi nuk është votuar formimi i Komisionit për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit. E pas saj, përfaqësues të partive politike ia kanë bartur fajin njëri-tjetrit teksa asnjëri nuk e ka marrë përgjegjësinë për ngërçin e krijuar

Ligjbërësit refuzuan për të katërmbëdhjetën herë rresht që ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës – sipas një propozimi të bërë më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti në disa votime t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u konfirmuar në post.Në vazhdimin e 22-të të seancës konstituive, të pranishëm në sallë kanë qenë 109 deputetë nga 120. Prej tyre, 55 kanë marrë pjesë në votim. 54 kanë votuar pro formimit të komisionit zgjedhor që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë të kryeparlamentarit, ndërsa një kundër.

Seanca e radhës është caktuar për të enjten në orën 11:00.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments