Sekretari amerikan i mbrojtjes, Pete Hegseth ka shkarkuar shefin e agjencisë së inteligjencës së Pentagonit, vetëm disa javë pas një kritike nga Shtëpia e Bardhë ndaj një rishikimi që vlerësonte ndikimin e sulmeve amerikane ndaj Iranit, raportojnë mediat amerikane. Jeffery Kruse nuk do të shërbejë më si kreu i Agjencisë Amerikane të Inteligjencës së Mbrojtjes.
Dy komandantë të tjerë të lartë ushtarakë janë shkarkuar gjithashtu nga Pentagoni.
Departamenti i Mbrojtjes nuk ka dhënë asnjë shpjegim të menjëhershëm lidhur mbi shkarkimet. Në qershor, Presidenti Donald Trump kundërshtoi me forcë një raport të publikuar të DIA-s, i cili zbuloi se sulmet ndaj Iranit vetëm sa e kishin penguar programin e tij bërthamor me muaj. Shtëpia e Bardhë e deklaroi vlerësimin e agjencisë si “krejtësisht të gabuar”.