4.7 C
Tetovo
E hënë, 1 Dhjetor, 2025
BallinaLajmePensionistët protestuan para Gjykatës Kushtetuese, kërkojnë të mos shfuqizohet rritja lineare e...

Pensionistët protestuan para Gjykatës Kushtetuese, kërkojnë të mos shfuqizohet rritja lineare e pensioneve

Pensionistët e vendit protestuan para Gjykatës Kushtetuese në Shkup, duke kërkuar që përllogaritja e pensioneve të vazhdojë në mënyrë lineare. Kryetari i Këshillit iniciues të grupit të pensionistëve, Zoran Trajkov, tha se kjo është një luftë për bukë dhe ilaçe dhe se zëri i pensionistëve duhet me patjetër të dëgjohet.

“Lufta jonë sot nuk është vetëm për këta pensionistë që janë këtu prezentë, por gjeneratat e reja që do të dalin në pension, të jetojnë me nder dhe dinjitet, që nesër mos t’u vijë puna që mos të kenë bukë për të ngrënë, ilaçet të mos mund t’i blejnë. A nuk është turp? Megjithatë për këtë punë nuk duhet të rrinë anash dhe të na shikojnë edhe të tjerët, por duhet të mblidhen të gjithë këtu dhe të na përkrahin, jo vetëm pensionistët. Këtë që po e kërkojmë, nuk po e bëjmë kundër pushtetit, absolutisht kundër askujt.”, – theksoi kryetari i Këshillit iniciues të grupit të pensionistëve, Zoran Trajkov.

“Kërkojmë rritje të standardit jetësor. Të merret ajo përqindje, të shumëzohet me të gjitha pensionet në nivel shteti dhe ndahet në 340 mijë pensionistë. Një matematikë e thjeshtë, e cila mundëson të gjitha të jemi të barabartë. Nëse zonja Kacarska aq interesohet për pensionistët, ta sugjerojmë që ajo duhet të shprehë interesim se si Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor na ndal para prej transaksioneve tona për anëtarësim dhe varrime.”, – u shpreh   pensionistja, Snezhana Milevska.

“I lusim veçanërisht gjykatësit nga Gjykata Kushtetuese, të largohen nga klanet, ose të tërhiqen komplet, sepse tashmë ka dalë në pah gjithçka. Ja një shembull konkret, ja se si bëhen dezinformimet, këtu shkruan Gjykata Kushtetuese ka sjellë vendim për procedurë të rritjes së pensioneve lineare, kjo është dhënë në gazetën zyrtare.”, – theksoi pensionisti, Trajçe Mitev.

Pensionistët theksuan se rritja në mënyrë procentuale nuk është e mjaftueshme, pasi hendeku mes pensionit më të madh dhe atij më të vogël është rritur nga 1:4 në 1:7. Ata paralajmëruan se protesta nuk do të mbetet vetëm para Gjykatës Kushtetuese, por do të vazhdojë më 10 dhjetor para Zyrës së Bashkimit Evropian. Protestat e pensionistëve vijnë pas vendimit për ngritjen e procedurës në Gjykatën Kushtetuese, për atë nëse zgjidhja ligjore për rritjen lineare të pensioneve është në përputhje me Kushtetutën. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments