Pensionistët e Tetovës vijuan protestën edhe sot, ndonëse binte shi ata përsëri bllokuan hyrjen kryesore për në qytet tek ish fabrika e Monopolit. Ata kërkojnë nga autoritetet të realizojnë kërkesën e tyre që është rritje e pensioneve në formë lineare për 5 mijë denarë si dhe pensioni minimal të jetë 20 mijë denarë. Kritikuan pushtetin se nuk i merr në dorë pensionistët.
e kërkojmë 3500 deri në 5000 denarë rritje lineare, për të gjithë pensionistët njësoj. Edhe kërkojmë pensioni minimal të jetë 20.000. Kjo është kërkesa kryesore të cilën e theksoi kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Tetovës, Silver Memeti.
“Nuk ka pas reagim pas protestave, ajo jo është edhe dhimbja më e madhe e jona, mos ketë asnjëfarë reagimi pas protestave. Ne do vazhdojmë deri në realizimin e kërkesave tona. Nuk janë kërkesa të cilat nuk mund të realizohen. Mund të realizohen. Ka shumë, mbi 97.000 pensionistë janë me pensione ndër 13.000 denarë. Paramendoni shporta harxhuese e një familje katër anëtarëshe është 48.000 ose 50.000 denarë. Si do të dale në krye me këto shtrenjtime që bëhen çdo ditë, mbi inflacionin? Ato a mendojnë a nuk mendojnë nuk e di”, tha Memeti.
“Fillimisht dua ti përshëndes edhe ministren edhe kryeministrin dhe presidentin e vendit, të mendojnë pak dhe të dalin që ta shohin këtë popull, t’i shohin pensionistët. Para kanë, le të mos na gënjejnë, le të ulen dhe t’i zgjedhin problemet e pensionistëve. Me siguri dëgjimin e kanë shumë të dobët, por ne do të vazhdojmë edhe më tej, do të shkojmë edhe në Shkup. Të gjithë Shkupin do ta bllokojmë, vetëm po presim ditën dhe datën. Do shohim nëse, se na premtojnë se deri në fund të muajit do të zgjidhet problemi, të shohim sa do të zgjidhet”, tha një pensioniste.
“Kryeministri Kovaçeski thotë se këtu kemi çmimet më të ulëta në Evropë. Po, kemi, por a e dini ku? Në bufenë e Qeverisë. Aty hanë mëngjes, drekë dhe darkë për 250 denarë. Për ata, jo për ne. Kështu që, Kovaçevski ta shikojë këtë popull, që po qëndron në rrugë, i uritur, i mjerë, a e meritojmë ne këtë? Prandaj kërkojmë dorëheqjen e Stankës dhe Trençevskës. Kërkojmë dorëheqje”, tha një tjetër pensioniste