10.5 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmePensionistët kërkojnë rritje lineare të pensioneve për 3.500 denarë

Pensionistët kërkojnë rritje lineare të pensioneve për 3.500 denarë

Kërkojmë rritje lineare të pensioneve për 3.500 denarë. Paralajmërimi për rritje në shkallë prej 6,8 për qind është e padinjitetshme dhe ndihemi si qytetarë të dorës së tretë, thonë pensionistët e Prilepit që sot dolën në protestën e vetëinicuar para Shoqatës së Pensionistëve në qendër të Prilepit. Në rajonin e Prilepit ka afër 14.000 pensionistë, më shumë se gjysma e të cilëve kanë pensione më të ulëta se 15.000 denarë.

“Kërkojmë rritje lineare, mjaft me përqindje. Nëse ata janë të kënaqur për veten e tyre me 78 për qind rritje, ne kërkojmë rritje për të paktën 3.500 denarë, së paku të plotësojmë nevojat e amvisërive”, tha mes tjerash Verçe Janqeska, pensioniste

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments