Ende pa u tejkaluar problemet e vjetra, shfaqen të reja.
Në punët për Korridorin 8, rruga nga Podmolja deri në Qafë Thanë, ka një pengesë të re.Kjo pasi, siç konfirmon Ministri i transportit Aleksandar Nikollovski, do të duhet të ndryshohet treseja e rrugës për shkak të UNESCO-s.“Kemi ndalesa strikte nga UNESCO që të zhvillojmë autostradë dhe hekurudhë në pjesën e mbrojtur të liqenit të Ohrit, e e mbrojtur është edhe pjesa që e kap këtë pjesë të rrugës dhe pres që në muajin mars bashkë me Ministrinë e Kulturës, kryetarin e Ohrit dhe ekspertët tjerë të fushës në Paris kemi takim të nivelit të lartë ku do t’i diskutojmë këto çështje dhe nuk do të shkojmë kundër rekomandimeve të UNESCO-s do të veprojmë në bazë të kërkesave të tyre ose do të ndryshojmë trasenë ose do të lëvizim trasenë”, tha Aleksandar Nikollovski – ministër i Transportit dhe Lidhjeve.Nga ana tjetër, një pjesë e autostradës Kërçovë-Ohër, nga fshati Vërbjan e deri në Ohër, ishte premtuar për t’u lëshuar në maj 2025, por sipas fjalëve të ministrit, kjo nuk do të jetë gati, pasi tani përmendi verën për lëshim e jo majin.
“Nga vera kur të lëshohet në përdorim pjesa nga Vërbjani në Ohër dhe gjithashtu vitin e ardhshëm kur të lëshohet e gjithë autostrada fotografi do të bëhet ndryshohet tërësisht dhe do të mund të flasim ndryshe”, u shpreh ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski.Në pyetjen se a do të ketë rritje të çmimit të autostradës Kërçovë-Ohër, Nikollovski me përgjigje “po dhe jo”, pasi sipas tij, kjo varet nga shumë faktorë.