Presidenti Stevo Pendarovski po qëndron në një vizitë pune në Mbretërinë e Belgjikës. Në kuadër të vizitës, presidenti Pendarovski do të ketë takim me mbretin Filip dhe do të ketë takime me kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës, Alexander De Cro, kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit belg, Eliane Tillier dhe Presidenten e Senatit të Parlamentit belg, Stephanie D’ Os.
Në kuadër të vizitës së punës në Belgjikë, presidenti do t’u drejtohet përfaqësuesve të kompanive belge, para të cilëve do të prezantohet potenciali ekonomik dhe mundësitë për investime në Maqedoninë e Veriut, në bashkëpunim me Odën e Tregtisë së Antwerp Uasland (VOKA), Agjencinë e Investimeve të uallonisë (AWEX), Agjencinë e Investimeve dhe Tregtisë së Flanderisë (FIT) dhe Agjencinë e Mbështetjes së Biznesit të Brukselit, HAB Bruksel.